Futboll Sports

Tevez lajmëron lamtumirën, thumbon Napoli-n dhe zbulon ëndrrën për t’u bërë president

Ëndrra për të luajtur Botërorin e tretë në karrierë nuk u realizua, apo më saktë as që ishte pranë konkretizimit, pas atij sezoni të përgjysmuar që Carlos Tevez përjetoi te Boca Juniors. Në moshën 34-vjeçare, Apashi duket gjithmonë e më pranë lamtumirës nga futbolli që do të ndodhë në fund të vitit 2019, të paktën sikurse vetë argjentinasi ka paraprirë në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

“Në fund të 2019 do ta mbyll me futbollin, kjo është e vendosur. Do të më pëlqente të bëhesha president i Boca Juniors, por këtë e shoh të vështirë”, deklaroi Tevez, i cili ka folur edhe në lidhje me titullin kampion në Seria A, që u diskutua mes Juventus dhe Napolit: “Nuk besova kurrë te mundësia që Napoli të fitonte kampionatin. Bardhezinjtë kanë një mentalitet fitues unik, janë vite dritë përpara të gjithëve”.

Related posts

Juventus shfaq interes për sulmuesin e Manchester United

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Ylli i Bayern Munchen del pozitiv me COVID-19, karantinohet menjëherë

Delo.autor

JUVENTUS-UDINESE/ Allegri lë pushim gjysmën e skuadrës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment