Futboll Sport

Tensione mes Lopetegui dhe drejtorit sportiv të kombëtares Spanjolle

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, dhe drejtori sportiv i Kombëtares, Fernando Hierro, janë kapur duke e zhvilluar një bisedë mjaft të tensionuar në kampin stërvitor të ekipit të Spanjës në Krasnodar të Rusisë.
Biseda mes tyre u zhvillua vetëm pak orë pasi Real Madridi njoftoi se Lopetegui është emëruar trajner i ri i klubit madrilen, transmeton Gazeta Express.

Pamje të publikuara nga transmetuesi Telecinco shfaqin Hierron duke bërë me gjeste dhe folur në mënyrë agresive në drejtim të Lopeteguit.

Pas rreth gjysmë ore, Lopetegui do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media për t’u sqaruar rreth kësaj çështjeje, derisa raportohet se ai mund edhe të shkarkohet vetëm një ditë para fillimit të Botërorit 2018.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Ervin BAKU: Skënderbeu favorit për titullin, DERBI do jetë “zjarr”. Panucci nuk është…

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KOEMAN/ Mesfushori Pjanic largohet nga Barcelona, drejt transferimit tek klubi…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vazhdon mania e trajnerëve portugez tek Tottenham, Paratici zgjedh pasuesin e Mourinhos

Delo.autor

Leave a Comment