Futboll Sport

ZYRTARE/ Legjenda e Real Madridit, Hierro është trajneri i ri i kombëtares Spanjolle

Pasi Lopetegui u shkarkua nga pankina e Spanjës i menjëhershëm ka qenë edhe zyrtarizimi i Fernando Hierros.Ish legjenda e Real Madridit aktualisht ka mbajtur pozicionin e drejtorit sportiv tek skuadra e “La Rohas”.

Hierro do të ngarkohet me këtë detyrë dhe të premten do të bëjë debutimin e tij me kombëtaren spanjolle në grupin B kundër Portugalisë dhe do të drejtë të Kuqtë deri në fund të botërorit në Rusi.

“Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij, dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat. Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip it ë gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast” tha Presidenti i FSF për shkarkimin e Lopeteguit.

U hodhën shumë kandidatura dhe u përfol për shumë emra por në mënyrë të befasishme Real Madrid ka zgjedhur Lopetegun në krye të pankinës së ‘Los Blancos.

Related posts

Zhgënjeu kundër Spal, Juventus kërkon ta shesë

Q.Autor

E FUNDIT/ Tottenham rinovon kontratën me Alderweireld për…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

Leave a Comment