Futboll Sports

Fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026, Trump uron punën e Federatës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur urimet e tij ndaj ofertës së Bashkuar nga Amerika e Veriut pasi u zgjodh për të pritur Kupën e Botës 2026.

Në rrjetin social “Twitter” Trump shkroi:

“Shtetet e Bashkuara, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, sapo morën të drejtën e Kupës së Botës. Urime! Një punë e madhe!”

Vendimi u mor një ditë para fillimit së Botërorit 2018 dhe kandidatura e Amerikës Veriore fitoi ndaj asaj të Marokut, pasi mori 134 vota kundrejt 65 që mori Maroku.

Turneu i Amerikës së Veriut do të luhet në 16 stadiume, shumica e të cilave do të jenë në SHBA. Të gjitha stadiumet tashmë ekzistojnë dhe do të kërkojnë vetëm rinovimin përpara turneut.

Formati i Kupës së Botës 2026 do të pësoi ndryshime, pasi pjesëmarrëse do të jenë 48 kombëtare.

Related posts

E BUJSHME/ REALI trondit INTERIN, nisin kontaktet me YLLIN e zikaltërve, ofron…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Bayern Munich mposht Bremenin e Rashicës me përmbysje

Isa.Autor

E ZBULON AGJENTI I BRAZILIANIT/ Sulmuesi i Chelsea ka oferta nga 5 klube

Delo.autor

Leave a Comment