Gossip Sports

I mërzitur që nuk shkoi në Rusi? Jo! Pushimet janë më mirë (FOTO)

Chris Smalling nuk mori një ftesë për të përfaqësuar kombëtaren e tij në Rusi. Mbrojtësi i Manchester United, nuk u zgjodh në listën e lojtarëve që siguruan një biletë për në Botëror, nga trajneri Gareth Southgate. Pavarësisht se ka zhvilluar 45 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat me “Djajtë e kuq”, ku ka bërë paraqitje pozitive.

Por, duke lënë pas këtë gjë, 28-vjeçari vendosi që të relaksohet në kontinentin aziatik me bashkëshorten e tij, Sam. Çifti ka postuar disa foto të ndryshme në rrjetet sociale, nga momentet e bukura që po kalojnë në natyrën e mrekullueshme të Azisë.

Lojtari duket që po e shijon kohën nën shoqërinë e ish-modeles së Glamour, e cila gjithashtu është tejet e lumtur me bashkëshortin e saj.

 

Related posts

“KAM ARDHUR ME AUTOBUS DHE JAM NISUR ME BUGATTI”/ Georgina tregon se si ka ndryshuar jeta e saj me CR7

F.autor

“NUK TA VAR JOO, KOT E KE”/ Pas Taynës ylli i Real Madrit i shkruan dhe moderatores shqiptare s*ksi (FOTO)

Delo.autor

Cristiano Ronaldo – Georgina Rodriguez, kanë filluar raportimet për ndarje

Sadik.Autor

Leave a Comment