Futboll Sport

Banka amerikane eliminon Messi-n në çerekfinale, zbulon fituesin

Banka amerikane “Goldman Sachs” ka bërë disa përllogaritje kompjuterike për të parashikuar fatin e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2018.

Sipas analizave, Brazili ka mundësitë më të mëdha për të triumfuar në Rusi. Madje, gjithmonë sipas parashikimeve të bëra nga banka, brazilianët do të hakmerren për disfatën e katër vite më parë, duke mundur në finale Gjermaninë.

Franca dhe Portugalia do të ndalen në gjysmëfinale, ndërsa do të eliminohen në çerekfinale, Argjentina, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në fund, Rusia, vendi organizator, nuk do të arrijë të kalojë as grupin.

Parashikimet e “Goldman Sachs”

– 15 korrikun e ardhshëm, Brazili do të fitojë Kupën e Botës për herën e gjashtë në histori.

– Finalistët humbës do të jenë kampionët në fuqi të Gjermanisë (një hakmarrja e brazilianëve pas humbje 7-1 të pësuar para katër viteve).

– Dy gjysmëfinalet më të mundshme janë Brazil-Francë dhe Gjermani-Portugali.

– Argjentina, Spanja, Anglia dhe Belgjika kanë shumë mundësi ta ndërpresin aventurën e tyre botërore në çerekfinale.

– Skuadra që do të eliminohen në 1/8-at janë: Kroacia, Polonia, Zvicra, Kolumbia dhe Uruguai.

– Rusia, vendi organizator, dhe Serbia nuk do të arrijnë të kalojnë fazën me grupe.

Related posts

“TRADHTIA E ANDREA AGNELLIT/ Kujtimet e presidentit të Juventusit lidhen me “Kuqezinjtë”, ja deklarata

Delo.autor

Përgatitjet për Pogradecin, Lika mund të kursehet. Ngoo ende në Tiranë

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbollisti i kombëtares tregon jetën në vendin që nuk ka frikë nga COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment