Futboll Sport

Rusia, shansi i fundit i Lionel Mesit për të larguar fantazmën e Maradonës

Menjëherë pas debutimit të tij në futbollin e madh, saktësisht në sezonin 2004-2005, Lionel Mesi ka parë në kokën e tij fantazmën e Diego Armando Maradonës. Etiketimi si pasuesi i tij nuk e ka kushtëzuar aspak në karrierën e tij të jashtëzakonshme te Barcelona, por tek Argjentina e ka përndjekur çdo minutë që ka mbajtur veshur fanellën bardhekaltër.

Kur rrugët e të dyve u kryqëzuan në kombëtaren e Argjentinës në Botërorin e 2010-ës, Leo në fushë dhe Diego në stol, e gjitha bota e futbollit mendoi se ishte momenti i duhur për kalimin përfundimtar të “trashëgimisë”. Por Gjermania i dha fund aventurës argjentinase dhe rrugët e Maradonës dhe Mesit u ndanë.

Mesi vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm i kombëtares, por fakti që nuk ka fituar asgjë me të, nuk e ngre asnjëherë në nivelin e Maradonës. Gjermania sërish ka sjellë zhgënjim në finalen e  Brazilit në vititn 2014. Tani është Rusia “treni i fundit” për parakalimin e Maradonës nga Mesi, për ta bërë këtë të fundit numrin 1 për trofetë e fituar dhe për të hyrë në zemrën e tifozëve të Argjentinës.

Duhet fituar Botërori dhe më pas, siç Leo ka premtuar, duhet të luajë edhe ndonjë ndeshje me fanellën e Newell’s, klubit të qytetit ku ka lindur.

Related posts

SKENA E ÇUDITSHME/ Ibrahimovic “tallet” me gazetarin: Dëshiron një foto apo… (VIDEO)

Delo.autor

“DUHET VËNË DREJTËSI”/ Lizarazu për “Topin e Artë”: E di se është e mundshme

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, merr yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment