Futboll Sport

Julian Draxler: Meksika më bën për të qeshur…

Gjermania do të luajë nesër ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018 kundër Meksikës. Julian Draxler ka qenë kapiteni i Gjermanisë në përballjen e fundit mes dy ekipeve në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, vitin e kaluar, ku ekipi i Low fitoi 4-1.

“Botërori është shumë ndryshe nga Kupa e Konfederatave. Ne presim një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo e një viti më parë,” – deklaroi sulmuesi i Paris SG.

Në momentin që i kujtojnë se tetë futbollistë të Meksikës kanë marrë pjesë në një festë abuzive me alkool dhe seks para nisjes për në Rusi, Draxler tha: “Mendoni se do të jetë avantazh për ne? Nuk mendoj se meksikanët do të jenë të hutuar nga ajo që ndodhi atë natë. Edhe unë i kam lexuar, ata janë dëfryer. Më ka ardhur për të qeshur, por nuk e di nëse e vërtetë. Padyshim që tani nuk do të jenë më të lodhur nga ajo festë.”

Related posts

MESSI ME PUSHIME NË IBIZA/ Barcelona kërkon të mbyllë rinovimin para ndeshjes së parë zyrtare

Delo.autor

FORMACIONET/ CR7 kërkon “hakmarrjen” ndaj Valencias, ja si do të rreshtohen skuadrat (FOTO)

Isa.Autor

Trajneri i ri Partizanit në tribunë, menaxheri i tij zbulon detaje

Sadik.Autor

Leave a Comment