Futboll Seria A Sport

Po SHKËLQEN në Botëror/ Klubi italian zyrtarizon ofertën për talentin 20-vjeçarë

Një gol dhe dy asist në ndeshjen e parë të Botërorit me kombëtaren e Rusisë dhe Aleksandr Golovin ka nisur që tani të çmendë skuadrat më të mëdha në Europë, përfshi edhe Juventusin, që prej kohësh synon të marrë talentin e mesfushës ruse. Dhe për të evituar konkurrencën, Beppe Marotta ka bërë ofertën e parë zyrtare karshi lojtarit që luan me CSKA Moskë: 15 milionë euro plus bonuse. Një shumë që është ende larg 25 milionë eurove të kërkuara nga skuadra ruse, por të paktën bisedimet e para paraprake kanë nisur. Madje duke patur edhe shifra konkrete.

Për momentin kjo shifër nuk është më e mira për ta mbyllur menjëherë këtë marrëveshje, sidomos pas paraqitjes që lojtari bëri në fushë në ndeshjen hapëse të Botërorit, duke rritur vlerën e tij. Ndaj drejtuesit e CSKA-së kanë vendosur që gjithçka në lidhje më të ardhmen e Golovin ta zgjidhin pas Botërorit, me shpresën që të marrin 30 milionë euro nga shitja e tij. Ndërkohë që, vetë lojtari pritet të përfitojë 2 milionë euro në sezon nga ky transferim në Serinë A. Klubet po i fshehin “letrat” në raundet e para të bisedimeve, por pritet që ditët në vijim situata të jetë më e qartë.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Shtanget portieri i Elches, shikoni çfarë i bën Messi pas përfundimit të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET ME SFIDËN E REKORDEVE/ Kapiteni Ramos hyn në histori, bëhet “mister 600” i Real Madridit

Delo.autor

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA FIORENTINA/ Frederico Chiesa me valixhet gati, zgjedh ekipin gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment