Futboll La Liga Sport

Barcelona mendon për pasuesin e Iniestës/ Katalanasi i Bayern Munich plotëson kushtet

Barcelonën e ka zënë ngërçi për gjetjen e një fantazisti të spikatur. Pas lamtumirës së Andres Iniestas dhe refuzimit të francezit të Atletico Madridit Antoine Griezmann, katalanasit duhet të vrasin mendjen se si duhet t’i shpenzojnë 100 milion € për instalimin e një maestroje në mesfushën e saj.

Klubi blaugrana ka krijuar një listë me 6 kandidatë seriozë që mund t’i shërbejnë shumë filozofisë, taktikës dhe mentalitetit të skuadrës. Midis Miralem Pjanicit, Thiago Alcantarës, Adrien Rabbiot, Aleksandr Golovinit, Christian Eriksenit dhe Frenkie de Jongut më afër Barças duket se është mesfushori i Bayern Munich Alcantara. Spanjolli është një produkt i eksportuar i akademisë së Barcelonës dhe mund të rikthehet sërish me klubin e tij të dashur nëse shkmëbehet me mbrojtësine krahut Lucas Digne që kërkohet nga bararezët. Alcantara luajti për 4 vite me Barcelonën (2009-2013).

Barcelona është në kërkim të arritjes së suksesit në Europë pas dështimeve radhazi në 3 edicione në Ligën e Kampioneve. Triumfi i pakontestueshëm i Real Madridit në këto vite i ka vënë në alarm drejtuesit katalanas.

Related posts

NISIN PËRGATITJET PËR EGNATIAN/ Ja lista e plotë e lojtarëve të skuadrës rrogozhinase…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal barazon rezultatin, Xhaka ka peshë tek goli (VIDEO)

Delo.autor

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

Leave a Comment