Futboll Sport

“Sirena” kosovare për mesfushorin e Kukësit/ Do flas me presidentin, kjo është shtëpia ime e dytë

Mesfushori i Kukësit, Besar Musolli ka folur për mikrofonin e Supersport, ku ka zbulura planet dhe projektet për të ardhmen. 29-vjeçari nga Podujeva shpjegon se do vazhdojë të luajë për Kukësin deri në fund të Kupave të Europës, më pas do flasë personalisht me presidentin Safet Gjici për të ardhmen.

“Kontrata ime është deri në fund të Kupave të Europës dhe pasi të flas me presidentin do të shoh. Kukësi është shtëpia ime e dytë. Kjo fazë përgatitore është e rëndësishme për futbollistët dhe shpresoj të kemi një ecuri të mbarë. Më ka ngelur merak dhe shpresoj që të arrijmë në grupet e Europa League. Objektivat e presidentit janë vendet e larta të tabelës dhe sezonin tjetër do të synojmë titullin kampion”, është shprehur Musolli për Supersport.

Kujtojmë që për 29-vjeçarin janë të interesuara disa ekipet nga Superliga e Kosovës, drejtuesit e të cilave presin vetëm një sinjal nga mesfushori.

 

Related posts

NUK SHPËTON AS JUVENTUSI/ Milanezët blofe të bujshme, Sasuolo në histori

Delo.autor

“EURO 2020″/ Shkëlqeu në “Olympico”, ja kush është zgjedhur nga UEFA njeriu i ndeshjes Itali-Uells…

Delo.autor

GOL FANTASTIK/ Pogba befason portierin me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment