Futboll Sport

Ndodh edhe kështu/ Rusët po “grabisin” financiarisht turistët e huaj

Pritej që të ishte e pashmangshme, por në Rusi po qarkullonë shumë shpejt histori në dëm të tifozëve që kanë udhëtuar drejt Moskës për të ndjekur finalet e Kupës së Botës. Nga çmimet e taksive, te rezervimet në restorante për të huajt, Moska është bërë e frikshme.

Pavarësisht sforcos që kanë bërë autoritetet, duket se është e pamundur që të shmanget ‘gjuetia’ ndaj turistëve. Një taksist ka ‘rrjepur’ një vizitor vietnamez, të cilit i mori plot 23 mijë rubla, ose 300 euro, për t’a çuar nga Sheshi I Kuq në aeroport, ndërkohë që vlera reale e taksisë është 1 mijë rubla. Në momentin që klienti filloi të ankohej ai është kërcënuar nga taksiti. Gjithçka përfundoi me një denoncim në polici.

Ndërkohë restoranti i njohur gjeorgjian ‘Ghenatsvale’, siç raporton një gazetar rus, që e frekuenton shpesh, ka krijuar një menu në anglisht me çmime të dyfishuara. Ndërkohë, disa tifozë meksikanë që kishin prenotuar një hostel në qendër të qytetit, paguan nga 5 mijë rubla nata, ndërkohë që gjatë gjithë vitit çmimi është 500 rubla.

Related posts

STATISTIKAT/ Tirana, kreu rrit vlerat e futbollistëve në “Transfermarkt”. Ja futbollistët më të shtrenjtë te badheblutë…

Delo.autor

Te drejtat televizive, 2.4 mln paund të ardhura në “Premier League”. United fiton më shumë se City

Sadik.Autor

“FRIKA MË E MADHE NË JETËN TIME”/ Braziliani i Partizanit tregon tmerrin gjatë tërmetit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment