Futboll Sport

Kupa e Botës/ Southgate: Anglia e përqafoi filozofinë time

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se lojtarët e tij kanë “përqafuar” sistemin që ai vuri në vend kur mori përsipër “Tre Luanët”.

“Nuk e dija sa shpejt mund të përparonim, por ne ishim të qartë në atë që dëshironim të bënim dhe dinim se lojtarët ishin të aftë. Sapo e kishim atë vizion, përzgjedhja u bë shumë më e qartë.

“Çdo sesion trajnimi bëhet edhe më i qartë, lojtarët e kanë përqafuar atë, pëlqejnë të luajnë futboll të posedimit, kanë urinë për të shtypur dhe për të fituar topin dhe duan të luajnë futboll të guximshëm.

“Ata duan të jenë një skuadër e guximshme dhe sulmuese, kështu që unë dëshiroja që ata të luanin, prandaj iu bashkëngjita FA-së si trajner nën 21. Ishte një perceptim i futbollit anglez anembanë botës dhe unë doja ta ndryshoja këtë. që me ekipin e të rinjve “.-deklaroi Southgate.

Southgate ka përdorur një formacion 3-5-2 në shumicën e ndeshjeve që nga marrja e drejtimit të kombëtares angleze në shtator të vitit 2016. Ai do të drejtoj Anglinë në ndeshjen kundër Tunizisë, mbrëmjen e sotme, në kuadër të Kupës së Botës, Rusi 2018.

Related posts

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Nga Teuta te Partizani dhe Tirana, ja të gjitha lëvizjet e kryera së fundmi…

Delo.autor

Arsenal/ Zyrtare: Wenger dënohet me tri ndeshje

Q.Autor

ENGLAND-ZECH REPUBLIC/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Kane

Delo.autor

Leave a Comment