Futboll La Liga

Gazetari spanjoll PLAS BOMBËN/ Neymar i ka kërkuar presidentit të largohet nga PSG-ja

Neymar tashmë e ka paralajmëruar PSG-në se dëshiron të largohet nga klubi, sipas “El Chiringuito”. Programi televiziv në fjalë ka specifikuar se lojtari brazilian i ka komunikuar Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG-së, gjatë festimeve të titullit të Ligue 1, se dëshiron të largohet nga klubi, pasi nuk është i lumtur dhe i kënaqur në Paris.

Sipas Josep Pedrerol, gazetar dhe prezantues i programit, Neymar pret që klubi të lehtësojë largimin e tij, në mënyrë që të dyja ekipet, PSG dhe Real Madrid, të fillojnë negociatat. Prezantuesi i “El Chiringuito” ka thënë, gjithashtu, se te PSG-ja duan ta ndalojnë Neymar të largohet.

Pedrerol ka nënvizuar se te Real Madridi presin një bisedë të dytë midis yllit brazilian dhe klubit parizien, duke e lënë në dorë të lojtarit largimin e tij nga PSG-ja, pa ndërhyrë në këtë pikë.

Related posts

Juventus-Bonucci/ Ja dy kushte bardhezi për rikthimin e mbrojtësit

Isa.Autor

Leverkusen i largohet kreut, Schalke e mposht në transfertë

Q.Autor

Tottenham pranë blerjes së super talentit të Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment