Futboll Sport

Anglia nuk do të ketë një “yll” për ndeshjen ndaj Panamasë

Dele Alli ka shumë mundësi që të mos luajë në ndeshjen e dytë për Anglinë në Kupën e Botës 2018, të shtunën kundër Panama, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në fitoren 2-1 ndaj Tunizisë.

Alli pësoi një dëmtim në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Tunizisë, një tërheqje e lehtë muskulore që u shoqërua me shqetësim nga lojtari sepse druhej se ishte diçka që mund ta largonte nga pjesa e mbetur e Kupës së Botës, por kontrollet mjekësore treguan se ai ka nevojë vetëm për dy ditë pushim, por logjikisht trajneri Southgate nuk do të rrezikojë aktivizimin e tij kundër Panama.

Në këto kushte, për ndeshjen kundër Panama do të garojnë për vendin e titullit Ruben Loftus-Cheek dhe Fabian Delph, me 22-vjeçarin si favorit.

Related posts

Ceferin i bindur/ VAR? Ka gjëra për tu PËRMIRSUAR, do të APROVOHET në…

Isa.Autor

PAQE PA GOLA NË INTER-FIORENTINA/ Conte i pakënaqur: Vendi i dytë është i pari i humbësve…

Delo.autor

“TIKI-TAKA” E PSG-SË “DEH” EKIPIN E LOJTARIT TË KOMBËTARES/ Messi u rikthehet kohës së Barcelonës me golin e shënuar

F.autor

Leave a Comment