Cudirat e Boterorit Futboll Sport

I ati debuton në Botëror, fëmija shpërthen në lot…

Fitorja e Suedisë ndaj Koresë së Jugut, në ndeshjen e parë të nordikëve të Kupës së Botës, ka pasur një moment të veçantë, sidomos për djalin e sulmuesit Marcus Berg.

Berg luajti për herë të parë në një Botëror, gjatë fitores 1-0 në Grupin F, me golin e shënuar nga Andreas Granqvist, me penallti. Djali i tij katër vjeç padyshim që ka qenë ndër më të emocionuarit për këtë hap gjigant në karrierën e të atit.

Ka qenë pikërisht bashkëshortja e Berg, Josefine, e cila ka postuar një video në “Instagram” ku fëmija katër vjeç duke në lot, në shkallët e stadiumit “Nizhny Novgorod”, në momentin që Berg zbriti në fushë.

Qendërsulmuesi i Suedisë pritet të jetë titullar edhe të shtunën ndaj Gjermanisë, ndërsa ndeshja e fundit e grupit është të mërkurën ndaj Meksikës.

 

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vogëlushja e Olimpiadës eliminohet që në start, fiton Djokovic

Delo.autor

Premier League/ Mbyllen pjesët e para, këto rezultate nuk priteshin

Q.Autor

MANAJ HEQ DORË NGA MILIONAT/ Rezervon avionin për Sivas, rikthim i bujshëm në Turqi

F.autor

Leave a Comment