Futboll Sport

RUSI 2018/ VAR-i “shtron” në spital iranianin

Pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, trajneri Carlos Queiroz konfirmoi për gazetarër se dikush nga stafi i tij teknik është shtruar në spital.

Queiroz bashkë me ekipin po festonin si të çmendur gjatë golit të shënuar nga Irani në pjesën e dytë, i cili është anuluar vetëm pak sekonda më pas nga VAR.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Iranit është shprehur se një pjesëtar i stafit të tij pati probleme me shëndetin pas golit të anuluar.

“Jemi shumë të shqetësuar për jetën e një prej pjesëtarëve të stafit tonë pas vendimit të VAR,” shprehet ish-trajneri i Manchester United.

“Ai ka shkuar në spital. Shpresojmë të jetë mirë. lutjet tona janë për të.”

Por lajmi i mirë erdhi një ditë më pas. Ai ishte Mohsen Mogamedkia i departamentit të shtypit iranian. Pasi është trajtuar menjëherë, ai është dërguar në spital për teste të tjerë.

Më pas atij i është dhënë leja të rikthehet në kampin iranian.

Related posts

Elisabetta Canalis shfaqet SENSUALE dhe me linja PERFEKTE (FOTO)

Isa.Autor

LARGIMI NGA BARCELONA/ Rakitic merr VENDIM mbi të ardhmen

Delo.autor

ÇUDITI TIFOZËT ME VEPRIMIN E TIJ/ Zbulohet çfarë përtypi Ronaldo në ndeshjen me Ganën

F.autor

Leave a Comment