Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Suso i VETËOFROHET Interit, IRRITOHEN drejtuesit e Milanit 

Merkatoja e transferimeve kthehet në “Milan Derby”. Sipas raporteve të “Tuttosport”, Milani nuk e ka marrë mirë veprimin e agjentit të Suso, i cili në ditët e fundit thuhet se ia ka afruar Interit spanjollin.

Një veprim i Alessandro Lucci (menaxher i Bonucci, ndër të tjera), që në mënyrë të veçantë nuk ka si të kapërdihet nga Massimiliano Mirabelli i Milanit. Pavarësisht nga një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet e huaja, jo nga Italia, drejtuesit kuqezinj janë mpirë menjëherë nga shitja e mundshme e Susos.

Drejtori sportiv i Milanit nuk ka ndërmend për të përforcuar rivalin e të njëjtit qytet dhe, sipas “Tuttosport”, Suso kërkon një homologim teknik të mirëpritur, Brozovic, më shumë si një rregullim ekonomik prej 15-20 milionë euro.

Në këto kushte, sigurisht, marrëveshja nuk do të bëhet pjesërisht, për shkak se mesfushori kroat ka një klauzolë lirimin prej 50 milionë euro dhe nuk duket i prirur për të kaluar te kuqezinjtë, pa mundësinë e të luajturit në Ligën e Kampionëve, çka me Interin e përjeton si protagonist.

Related posts

Merkato/ Edhe Chelsea ‘joshet’ nga Sanchez, Mourinho ndjen ‘kërcënimin’ e Contes

Q.Autor

Nëse Griezmann nuk vjen, Barcelona përgatit sulmin për yllin e Chelsea

Sadik.Autor

KONSIDEROHEN SI PROFESIONISTË/ “Topi i Artë”, ja votat e ÇUDITSHME të gazetarëve

Isa.Autor

Leave a Comment