Futboll Sport

Xherdan Shaqiri: Ja pse festova me SHQIPONJË kundër Serbisë

Sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka përshkruar festimin me shqiponjë kundër Serbisë si një emocion dhe nuk pranoi ta lidh këtë me një provokim ndaj serbëve.

“Mendoj për këtë, por nuk dua të flas. Në futboll, ti gjithmonë ke emocione. Ju mund të shihni se çfarë kam bërë, dhe kjo është vetëm emocion dhe unë jam i lumtur që kam shënuar gol. E bëra, dhe nuk duhet të flasim për këtë”.-përfundoi Shaqiri.

Shaqiri dhe Granit Xhaka, të dy me prejardhje shqiptare, shënuan në fitoren 2-1 që Zvicra arriti përballë Serbisë në ndeshjen e Grupit E të Kupës së Botës. Pas realizimit të golit të dy lojtarët vendosën të festojnë me formën e shqiponjës, që simbolizonte shqiponjën mbi flamurin shqiptar.

Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish-krahinën serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008, ndërsa prindërit e Xhaka janë me origjinë nga Kosova dhe me trashëgimi shqiptare.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten të tensionuara, edhe pse lojtarët serbë nuk reaguan ndaj gjesteve gjatë lojës.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori Batha realizon një “MAGJI” nga goditja e dënimit ndaj Alumunij (VIDEO)

Delo.autor

SCHALKE-MANCHESTER CITY/ “Vendasit” kalon në avantazh, shënon sërish Bentaleb

Delo.autor

(FOTO) 10 spanjollët që shkëlqyen, por s’u thirrën kurrë në Kombëtare

Sadik.Autor

Leave a Comment