Futboll Sport

I nderuan Xhaka e Shaqiri, shikoni festën e tifozëve zviceran në Rusi (VIDEO)

Zvicra mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë kundër Serbisë e cila do të vendosë për fatet e grupit. Golit të Mitrovic iu përgjigj fillimisht Xhaka dhe më pas Shaqiri në minutat e fundit, duke bërë që të shpërthejë festa te helvetët, por jo vetëm.

 

Atmosfera e pas ndeshjes është përcjellë nga “The Guardian”, e cila ka postuar një video ku duken tifozët zviceranë duke festuar në Kaliningrad me flamuj në duar.

 

Njëri prej tyre thotë: “Ia dolëm. Ne luftuam dhe luftuam, luftuam vërtetë fort. Ne u kthyem në pjesën e dytë, shënuan golin e dytë, ishte madhështore. Çmenduri.”

Sipas “The Guardian” fitorja e Zvicrës u festuar edhe në Prishtinë, për shkak se disa lojtarë të helevetëve janë me orgjinë shqiptare, si Xhaka dhe Shaqiri që shënuan golat.

Një prej tifozëve në Prishtinë shprehet: “Unë e pashë ndeshjen dhe jam shumë i kënaqur. Akoma më i kënaqur që shënuan dy shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri na kanë bërë shumë krenarë.

Related posts

JUVENTUSI I FRIKSHËM/ Dybala kalon në epërsi bardhezinjtë (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes deri në vitin 2020

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Champions Juventus-Bayer Leverkusen

Delo.autor

Leave a Comment