Futboll Premier League

Derbi i Liverpool-it nuk mbyllet brenda ’90, Firminho akuzohet për sulm racist

Shorti i “FA Cup” kishte vendosur mbrëmë përballë dy rivale të një qyteti siç janë Liverpul dhe Everton. Takimi në “Amffield” përfundoi në favor të “the reds” me rezultatin 2-1, por një incident gjatë ndeshjes mori mjaft vëmendje.

Në bankën e të akuzuarve është vendosur sulmuesi brazilian Roberto Firminho i cili pas një përplasje me kundërshtarin e bluve të Liverpulit, Mason Holgate, ka përdorur fjalë raciste.

Holgate e shtyu Firmino, i cili e mbrojti topin në anën e majtë, teksa sulmuesi i Liverpool reagoi me zemërim. Asnjë veprim nuk u mor nga gjyqtari Robert Madley në atë kohë, por ai i dha një mesazh zyrtarit të katërt dhe pretendimet për abuzimin racist pritet të përfshihen në raportin e tij të ndeshjes, që mund të çojë në hetime të mëtejshme nga Federata Angleze e Futbollit (FA).

Related posts

E FRIKSHME/ Lojtarët e Dortmudit përjetojnë TMERR, avioni vonohet dhe rrezikon të…

Isa.Autor

MOURINHO IA NDËRPRET INTERVISTËN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Sheffield (VIDEO)

Delo.autor

KEITA APO SKAMAKA/ Inzagi dhe Marota “përçahen” për sulmuesin rezervë

Delo.autor

Leave a Comment