Futboll Sport

Lineker përditëson shprehjen/ Në fund, çuditërisht fitojnë po gjermanët! (FOTO)

Ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit, Gary Lineker ka komentuar sërish fitoren mbresëlënëse të Gjermanisë, me përmbysje rezultati 2-1 ndaj Suedisë, duke përditësuar edhe shprehjen e tij të famshme për “Mannschaft”-in.

Ish-fantazist i Tottenhamit dhe Barcelonës, ai njihet gjerësisht edhe për një prej shprehjeve më të veçanta në botën e futbollit.

“Futbolli është një sport i shpikur nga anglezët. Aty luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”, do të thoshte ai pasi humbi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalet e Botërorit “Itali 1990”.

Ndërsa pas golit të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit të Toni Kroos, që i dha fitoren Gjermanisë kundër suedezëve, ai e përditësoi këtë frazë.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 82 minuta dhe më pas gjermanët mbeten me një lojtar më pak. Kështu që 21 burra vrapojnë për 13 minuta pas topit e në fund për dreq fitojnë sërish gjermanët”, shkroi ai në Twitter.

Te Gjermania, Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave, teksa Marco Reus kishte barazuar përkohësisht golin e avantazhit të suedezëve, të shënuar nga Ola Toivonen.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ “Bomba” nga Spanja: Higuain LARGOHET nga Milani!

F.autor

“PËR PAK SA NUK MË THYEN KAVILJEN”/ Ylli i Junajtid akuzon: Nuk e pash golin…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i Tiranës: I jam lutur Zotit për COVID-19, largimi është…

Delo.autor

Leave a Comment