Futboll Sport

E RËNDË/ Gjendet i vdekur tifozi i Messit, u zhduk pas humbjes së Argjentinës me Kroacinë

Trupi i një tifozi 30-vjeçar të Lionel Messit, i cili ishte zhdukur menjëherë pas humbjes turpëruese të Argjentinës ndaj Kroacisë të enjten në Kupën e Botës, është gjetur në një lumë sot në mëngjes.

Trupi i Dinu Alex, i cili vinte nga Arumanoor – një fshat i vogël në brigjet e Lumit Meenachil në Indi – u gjet i vdekur në lumin.

Alex ishte zhdukur që prej humbjes së Argjentinës në ndeshjen e dytë të fazës grupore kundër Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi.

Alex, i cili kurrë nuk ka luajtur futboll, i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka qenë tifoz i flakët i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gareth Bale dhe jeta e kushtueshme në kurriz të Real Madrid

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen. Rezultati 1-0

Delo.autor

Menaxheri trondit Bayern Munich/ Lewandowski dëshiron të largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment