Futboll Seria A Sport

Mungesa në Botëror/ Netflix “ngushëllon” italianët

Në “Netflix” në Itali ka nisur operacioni “Nostalgji”. Për vendin që nuk mundi dot të hynte në Kupën e Botës, platforma streaming ka menduar t’i ngushëllojë në një farë mënyre, duke transmetuar Botërorin 2006, që kulmoi me fitoren e Italisë.

Projekti titullohet “Në çatinë e botës” dhe risjell të gjithë rrugëtimin e të kaltërve deri në finalen e Berlinit. Ndeshjet e pa komentuara po jepen njësoj si ato të Botërorit aktual.

Më 15 korrik do të jetë dhe finalja e madhe, Itali-Francë, e fituar me penallti, një përballje epike që i vendosi italianët në çatinë e botës.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

Delo.autor

MYSAFIR I PAFTUAR/ Qeni i policisë futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen (VIDEO)

F.autor

Loja e trefishtë, që dërgon Raphael Varane te Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment