Futboll Premier League Sport

Pogba zbulon problemet me Mourinhon, dhe nuk mendon largimin nga…

Paul Pogba ka pranuar se ka disa probleme me Jose Mournihon, por nuk e mendon largimin nga Manchester United edhe pse thotë se të ardhmes nuk i dihet.

Pogba është lënë disa herë në bankën rezervë nga Mourniho në pjesën e fundit të stinorit që e lamë pas, dhe është spekuluar për një largim të mundshëm dy vite pas transferimit të tij për një shumë 110 milionë euro.

“Trajneri dhe lojtari nuk duhet të jenë shokë të ngushtë”, tha Pogba.

“Nuk është e nevojshme që të dalim për darkë diku jashtë. Ne kishim disa probleme, por ky ishte më shumë si një problem mendor”.

“Ai më la në stol, por unë u përgjigja në fushë, gjithmonë duke dhënë më të mirën. Ishin disa gjëra të vogla, të cilat do t’i mbajmë mes meje dhe Mourinhos”.

“Siç e kam thënë gjithnjë, mund të përgjigjem vetëm në fushë. A do të qëndrojë në United? Nëse flasim për kontratën, atëherë po, por nuk mund të jesh i sigurt asnjëherë për asgjë”, ka thënë Pogba para fillimit të ndeshjes finale të fazës grupore mes Francës dhe Danimarkës.

Related posts

HUMBI DJALIN GJATË LINDJES/ Ronaldo dhe Mançester Junajtid marrin vendimin për sfidën me Liverpul

F.autor

NE PO KRIJOJMË HISTORINË/ “Ulërimat” e lojtarëve të Ajaxit pas triumfit me Juventusin

Delo.autor

ZYRTARE/ Julen Lopetegui trajneri i ri i Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment