Futboll Seria A

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Franck Kessie i pëlqen krahasimet me trajnerin e tij Gennaro Gattuso, teksa thotë se do të donte të bënte vetëm sa gjysma e asaj që trajneri i Milanit arriti në karrierën e tij.

Rossonerët luajtën gjatë mesditës së të shtunës ndaj Crotones, ku fituan me rezultat minimal 1-0.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e shfrytëzoi këtë ndeshje për të folur për krahasimet që i janë bërë me trajnerin e tij Gattuso.

Kessie ka thënë se i pëlqejnë shumë këto krahasime, por do të ishte i kënaqur të arrinte në karrierë vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur trajneri i tij.

Kessie ka filluar të ri-gjej veten dhe formën e tij te Milani

“Unë jam ende i ri dhe e kuptoj se kam shumë për të mësuar”, ka thënë fillimisht Kessi për Milan TV dhe Sky Sport Italia.

“Gattuso ishte një kampion i madh. Do të doja të bëja vetëm sa gjysma e asaj që arriti ai në karrierën e tij”.

“Ne morëm tri pikë ndaj Crotones dhe duhet të mos jemi të hutuar nga pushimi i ardhshëm”.

“Ne kishim dy ditë pushim për t’u përgatitur dhe për t’u ndier në formë të mirë fizikisht “, përfundoi mesfushori nga Bregu i Fildishtë.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Sarrit mposhtin Fulhamin dhe ruajnë ritmin në Premir

Delo.autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Klopp: Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm, mënyra si…

Delo.autor

ÇFARË PO I NDODH BAJRAMIT? Drejtori i Empolit shpjegon: Edhe vitin e kaluar ishte kështu

Delo.autor

Leave a Comment