Futboll La Liga Sport

Efekti Abidal, miraton lëvizjen e parë te Barcelona

Vendimi i parë i sekretarit të ri teknik të Barcelonës, Eric Abidal nuk është një nënshkrim me një lojtar potencial të ri apo ndonjë largim i mundshëm por rivendosja e Sergi Robertos në mesfushë. 38-vjeçari ka menduar që Roberto do t’i shërbejë ekipit më mirë në mesfushë, ku është pozita e natyrshme e tij. Por të mos harrojmë që pozicioni natyral i lotajrit është në mesfushë por ai u detyrua që të luajë në të djathtë të mbrojtjes pas largimit të Dani Alves.

26-vjeçari është i lumtur që përshtatet e atë që kërkohet prej tij. Ka faktorë të ndryshëm që kanë bindur Abidal për faktin që Sergi do të jetë më mirë në mesfushë se sa në të djathtë të mbrojtjes. Ai është një lojtar i dalë nga akademia dhe e di saktësisht se si Barcelona dëshiron të luajë. Shkathtësia e tij, në këtë rast, është një tjetër element pozitiv. Ai mund të luajë si mesfushor i avancuar (me tipare sulmuese) në mesfushë me tre lojtarë. Siç ka bërë tashmë edhe më parë me ekipin, por është gjithashtu i aftë në rolin që aktualisht është ndërmarrë nga Sergio Busquets. Si për skuadrën ashtu edhe për akademinë, Roberto ka luajtur si spiranca kryesore në mesfushë.

Klubi po përpiqet të mësojë nga gabimet që bënë vitin e kaluar kur shpenzuan shumë kohë dhe përpjekje për të nënshkruar me Marco Verrattin e PSG-së. Gjigantët katalanas thuajse një vit të tërë u përpoqën që të bindnin lojtarin dhe drejtuesit e kampionëve në fuqi të Ligue 1 që të arrinin akordin për të blerë shërbimet e italianit. Për momentin ka pak opsione për të përforcuar mesfushën, por klubi beson se nuk ka nevojë për të blerë lojtar, pasi kanë një të tillë shumë të mirë në grup, siç është Roberto. Planin e Abidal e ka miratuar edhe vetë trajneri Ernesto Valverde. Kjo lëvizje do t’i japë mundësinë lojtarit që të aktivizohet edhe më shumë këtë sezon.

Related posts

“TEK “UJQËRIT E DËBORËS” NDIHEM MIRË”/ Rrëfehet mesfushori Taipi: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

Fassone akuzon UEFA-n: Vendimi për bilancin financiar, plotësisht politik!

Q.Autor

DERBI/ Partizani lë Elbasanin dhe niset drejt kryeqytetit, zbulohet formacioni zyrtar

Isa.Autor

Leave a Comment