Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Mesazhi i kompanisë elektronike për Meksikën: Samsung është korean, na ktheni nderin

Ishte një pasdite dramatike në Grupin F. Suedia mposht Meksikën me rezultatin e pastër 3-0 dhe nëse Gjermania do të kishte fituar, do të kishte qenë fundi për amerikanët.

Por për fat të mirë, Koreja e Jugut me fitoren befasuese ndaj kampionëve të botës në fuqi, i ka dhuruar kualifikimin meksikanëve.

Nëse Gjermania do të kishte fituar qoftë edhe 1-0, do të kualifikohej në vendin e dytë, kështu që ideja e Samsung nuk është krejt e pavend.

Kompania e famshme elektronike ka shfrytëzuar momentin me një ide fantastike marketingu, duke u kujtuar meksikanëve të kthejnë nderin.

“Nëse do të ndërroni celularin së shpejti, Samsung është korean. Na ktheni nderin.”

Related posts

Milan blen Brescia-n dhe shkruan historinë në futbollin italian 

Sadik.Autor

STARTON PREMIER LEAGUE/ Kampionati ngre siparin, njihuni me sfidën e parë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Newcastle. Rezultati 4-1

Delo.autor

Leave a Comment