Futboll Sport

Kombëtarja U-17 humb edhe miqësoren e dytë me Bosnjën

Kombëtarja shqiptare U-17 humbet ndeshjen e dytë miqësore në Lushnjë me rivalët e saj nga Bosnja dhe Hercegovina. Një gol i shënuar nga Jusupoviç në minutën e 26-të të takimit ka vendosur edhe fatin e takimit dhe fitoren për miqtë nga Bosnja. Një ndeshje e cila është karakterizuar nga raste të ndryshme nga të dyja skuadrat.

Rrugën e rrjetës e kanë gjetur futbollistët e Bosnjës, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri një inkursion në minutën e 26-të. Skuadra e trajnerit Mustedanagiç ka kërkuar më pas barazimin, duke prodhuar disa raste të ndryshme për shënim, por pa gjetur finalizimin e duhur. Megjithatë, nuk ka pasur ndryshim rezultati deri në fund të takimit.

Sidoqoftë një sfidë e tillë shërbeu shumë për trajnerin për të parë akoma më mirë edhe gjendjen e skuadrës, vlerësimin e futbollistëve të grumbulluar dhe evidentimin e plotë të elementëve në fushë. Të tilla ndeshje në dispozicion të stafit teknik shërbejnë për konsolidimin e mëtejshëm të ekipit, i cili në vjeshtë do të zhvillojë edhe ndeshjet zyrtare eliminatore të Europianit.

Gjatë kësaj periudhe, përpara stërvitjes së ekipit përfaqësues U-17, trajneri Dzemal Mustedanagiç ka zhvilluar një mini-fazë stërvitore grumbullimi edhe me ekipin kombëtar U-16. Në muajin shtator përfaqësuesja U-17 do të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor me Kosovën, ndërsa në fundin e muajit tetor (23-29 tetor) do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për Europianin. Shqipëria gjendet në grupin e 8-të dhe do të luajë përballë kundërshtarëve si: Republika Çeke, Norvegjia dhe Azerbajxhani.

Related posts

LAJM I KEQ PËR MANCESTER UNITED/ Lojtari i “djajve të kuq” infektohet me COVID-19

Delo.autor

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

OFENDOI RËNDË KOSOVARËT/ Klubi i Tiranës kërkon ndjesë publike: Lojtari do dënohet…

Delo.autor

Leave a Comment