Futboll Sport

Futbollisti e pranon publikisht: Jam homoseksual, i falenderoj shokët për mbështetjen

Gjithë sytë e botës janë të përqndëruar në Rusi ku po zhvillohet evenimenti më i madh futbollistik për kombëtare. Megjithatë nga SHBA, Kolin Martin ka arritur të “vjedhë” gjithë vëmendjen. Futbollisti i Minesota Junatid ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale ku pranon hapur shijet e tij seksuale.

Ai ka pranuar publikisht se është homoseksual dhe se shokët e ekipit e kanë mbështetur në këtë hap. “ Këtë mbrëmje skuadra ime, Minesota Junajtid po mban natën e krenarisë. Një mbrëmje e rëndësishme për mua pasi do të deklaroj publikisht, për herë të parë, se jam një lojtar gay. Kam qenë i deklaruar si gay për familjen time, shokët e skuadrës, por edhe shokët e etjerë. Kam luajtur për 6 vite në MSL. 4 vite i kam kaluar te DC Junajtid, ndërsa 2 në Minesota.

Të gjithë shokët e skaudrës e dinë këtë fakt dhe dua ti falenderoj që më kanë mbështetur pa kushte, duke më pranuar siç jam. Kam marrë shumë mbështetje nga shumë njerëz dhe kjo e bëri vendimin tim edhe më të lehtë”, shkruhej në postimin e futbollisiti.

 

 

Related posts

“EURO 2020″/ Bëri gjithçka vetë që nga mesfusha, shikoni si Isak humbet rastin e artë ndaj Sllovakisë (VIDEO)

Delo.autor

Sfida e mbijetesës në Kamzës, Vllaznia në kërkim të një tjetër fitoreje

Q.Autor

Benzema është heroi, Real Madrid eliminon Bayern-in për finalen e madhe (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment