Futboll Sport

Franca i jep LEKSION Argjentinës, Mpappe “FLAK” Messin jashtë Botërorit “Rusi 2018” (VIDEO)

Franca ka arritur të fitojë finalen e parë të këtij kompeticioni pasi ka eleminuar Argjentinën e emrave të mëdhenj. Skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp tregon edhe një herë tjetër se është një favorite kryesorë në këtë Kupë Bote.

Kjo finale e parakohshme nisi më së miri për gjelat të cilat fituan një penallti me Kilian Mbape. Nga pika e bardhë Antuan Greizamn tregohet i saktë duke kaluar të tijët në epersi. E gjendur në këtë situatë Argjentina rrit presionin dhe në minutën e 41′ Angel Di Maria me një goditje spektakolare baraspeshon gjithçka në 1-1. Me shifrat 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

E habitshme por e vërtetë. Skuadra e “albiceleste” e nis me këmbën e mbarë fraksionin e dytë duke kaluar në avantazh me Marcadon. Mbrojtësi amerikano latin devijon një top të MeSsit dhe mposht portierin Hugo Loris. Në këtë moment tjetërsohet Franca e cila mbrenda 11 minutave shënon 3 gola.

Fillimisht një eurogol i Pavard dhe më pas “stafetën” e mer Mbape i cili me një dopietë i çon shifart në 4-2.Në minuta e mbetura Argjentina hidhet e gjitha në sulm dhe ngushton rezultatin në 4-3 me autor Kun Agueron.

Përfundimisht 4-3 dhe Franca kalon në cerekfinale dhe argjentina e Lionel Mesit i thotë lamtumirë këtij kompeticioni.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=OE9eJafDep4

Related posts

Rodrigo Andres Battaglia nderon Sportingun, Plzen eliminohet në shtesë

Q.Autor

GATI PËR FUNDIN E AVENTURËS TEK AJAXI/ De Jong zbulon kushtin e “NIKE” për emrin mbi fanellë

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Manchester United-Arsenal

Delo.autor

Leave a Comment