Futboll Sport

Gafa e Batshuajit gjatë festimit, 100 mijë “tallje” për 30 minuta

Belgjika mposhti Anglinë me rezultatin 1-0 (të dyja, megjithatë, arritën të kalonin grupin) mbrëmjen e ditës së enjte, falë golit fantastik të Adnan Januzajt në fillim të pjesës së dytë. Që u festua gjatë nga kombëtarja e Martinezit dhe, në veçanti, nga Miçi Batshuaji.

Sulmuesi i Borusias së Dortmundit, në fakt, ka qenë protagonist i një situate jo shumë elegante pas golit të fitores: pasi mori topin nga rrjeta, u përpoq ta godiste larg, por sfera u përplas me shtyllën e më pas me fytyrën e lojtarit. Vetë sulmuesi e ka marrë me shaka (“duhet të shpikja diçka të re”), por uebi nuk e ka “falur”: në harkun e 30 minutave, 100.000 ishin postimet në “Twitter” që komentonin episodin

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Sonte finale e parakohshme, Atletico Madrid sfidon makthin Ronaldo

Delo.autor

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Kombëtaren e mban në lojë matematika. Shikoni situatën në Grupin “I” (FOTO)

Delo.autor

DUELI PËR TITULL/ Tottenham- Man City, magjia e mbrëmjes në Wembley

Isa.Autor

Leave a Comment