Trajneri i skuadrës së Uruguajit, Tabarez, pasi ka eleminuar skuadrën e Portugalisë së Cristiano Ronaldos, tashmë radhën e ka Franca. Tekniku në një prononcim për mediat është shprehur se “gjelat” kanë një kombëtare shumë të mirë, por mëgjithatë secili ka shanset e veta.
” Besoj se pika më e fortë er Frnacës është Mbappe dhe Griezmann, sepse kanë shpejtësi shumë të mirë kur kundërsulmojnë. Megjithatë ne do të provojmë të kalojmë në fazën tjetër, dhe besojmë se mund të bëjmë shumë mirë në këtë ndeshje”, është shprehur Tabarez.
