Futboll Sport

TRONDITËSE/ Mesfushori spanjoll jep dorheqjen nga kombëtarja

Pothuajse tetë vjet që nga momenti i shënimit të golit të vetëm në fitoren e vetme të Kupës së Botës me Spanjën, mesfushori Andres Iniesta ka njoftuar tërheqjen e tij nga skuadra kombëtare.

Njoftimi vjen menjëherë pas humbjes shokuese të “La Rojo” në Rusi pas goditjeve të penalltive.

“Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar. Në një nivel individual, momenti i mrekullueshëm ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e keni ëndërruar. Po e lë me shije të hidhur, si gjithë të tjerët, është një moment i vështirë që ne kemi jetuar në raste të tjera.

“Në nivel individual nuk ishte lamtumira më e mirë, por futbolli dhe jeta i ka ato momente “-deklaroi mesfushori pas ndeshjes.

 

Related posts

Tifozët e Arsenalit ‘vendosin’ për numrin e Aubameyang, ata duan që lojtari ta bartë numrin legjendar të Thierry Henry (Foto)

Q.Autor

PAS HISTORISË SË PËRGJIMIT/ “SPIUNI” Bielsa drejt klubit të madh të Premier Leagues

Delo.autor

ÇFARË DUELI/ Man City reagon menjëherë, Laporte barazon shifrat kundër Wolverhamptonit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment