Futboll Sport

Senegali i dërgon letër FIFA-s: Nuk dënohet skuadra prej kartonëve, Japonia luajti pisët

Është Botërori i çudirave dhe Senegali ishte ai që e vuajti këtë. Ata u skualifikuan për shkak se kishin marrë kartonë më shumë se Japonia, një rregulli i ri i FIFA-s ky.

Federata Senegaleze e Futbollit ka dërguar 2 shkresa në formë proteste drejt organit më të lartë të futbollit. Ata ankohen se Japonia ka thyer rregullin e Fair Play, duke rënë dakord me Poloninë për mos të pësuar më gola.

“Ne jemi në dijeni që Japonia ka ndalur sulmet ndaj Polonisë që në minutën e 75-të, pasi e dinin se me rezultatet që ishin deri në atë minutë, ata ishin të kualifikuar. Kjo gjë nuk na ka pëlqyer aspak, pasi po flitet për lojë të drejtë, ndërkohë që vetë Japonia nuk ka bërë lojë të drejtë.

Nuk mund të eliminohet një skuadër në bazë të kartonëve, duke qenë nuk përcaktohet merita e skuadrave nga to. Ne dënojmë ndeshjen e turpshme që bëri Japoni dhe nëse vazhdohet kështu, pa dënime, atëherë mund të themi se këto rregulla janë të pakuptimta”, shkruhej në letrën e Federatës Senegaleze.

Related posts

Tite: Ja si i sfidoj lojtarët e mi. Brazili ka shumë për të arritur

Isa.Autor

KOSOVË/ Prishtina mposht në frymën e fundit Ballkanin, Llapi triumfon ndaj Feronikelit

Delo.autor

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Delo.autor

Leave a Comment