Futboll Premier League

Brighton-C. Palace do të jetë një ndeshje historike për futbollin anglez

Sistemi “VAR” (Video Assistant Referee) do të zbarkojë në Angli. Kjo teknologji do të përdoret me rastin e ndeshjes Brighton-Crystal Palace, e vleshme për fazën e 1/32-ve të Kupës së Anglisë, që do të luhet mbrëmjen e së hënës.

Kjo teknologji pritet të përdoret edhe në Kupën e Botës që do të zhvillohet në rusi. Që nga momenti që IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit) ka miratuar eksperimentimin e VAR në qershor të 2016-ës, ky sistem është përdorur përafërsisht në 1000 ndeshje, që janë luajtur në kompeticione të rëndësishme.

Megjithatë, VAR nuk është pëlqyer nga të gjithë. Në Serinë A, për shembull, ka pasur ankesa për mënyrën e përdorimit dhe për vonesën që shkakton gjatë lojës. “Mua nuk më pëlqen kjo teknologji”, ka thënë trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi.

Related posts

“MË KISHTE MUNGUAR GOLI”/ Myrto Uzuni: Tek Ferencavros jam rritur, ndihem më mirë që…

Delo.autor

LA LIGA APO CHAMPINOS/ Tifozët e Real zgjedhin objektivin e sezonit

Delo.autor

NGA KUALIFIKIMI NË “QATAR 2022” TEK E ARDHMJA/ Rrëfehet mesfushori Bare: Kam arritur atë që shumë e ëndërrojnë

Delo.autor

Leave a Comment