Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Moggi “bllokon” transferimin e RONALDOS tek Juventus

Në orët e fundit janë bërë gjithmonë e më të shpeshtë zërat sipas të cilëve Cristiano Ronaldo do të transferohet te Juventus. Kanë folur me zë të lartë mediat më të mëdha spanjolle si ‘Marca’ e ‘As’, madje duke cilësuar edhe shifra ekzakte, sikurse ishin 100 milionë për Real Madrid dhe 30 milionë në sezon për portugezin. Por ai që nuk beson në realizimin e kësaj tratative është Luciano Moggi.

Ai që në verën e vitit 2003 ishte vetëm një hap larg transferimit të CR7 në Torino, vetëm sikur Salas të kishte pranuar kalimin e tij te Sporting Lisbona. Përmes një lidhje telefonike për ‘Lettera43.it’, ish-drejtori i bardhezinjve deklaroi: “Ronaldo te Juve? Jo, nuk është një transaksion i mundshëm. Me siguri blerja e Cancelo ka inaguruar një kanal të ri preferencial mes Mendes dhe Juventus, por këto zëra që vijnë nga Spanja kanë të njëjtën peshë specifike të atyre që thonin se Dybala shkon te Real Mardid, vetëm pse argjentinasi kishte vizituar Madridin”.

Related posts

“IBRA GATI TË NA NDIHMOJË…”/ Pioli: Ekipi do të reagojë, e meritojmë Champions-in

Delo.autor

HARRON CARBONERO-N/ Iker Casillas: Ja kush është dashuria e re

Delo.autor

“ASKUSH SI PLESHTI…”/ Rrëfimi epik i Griezmann si lojtar i Barelonës

Delo.autor

Leave a Comment