Futboll Premier League Sport

Portieri që kualifikoi Anglinë zbulon sekretin: Ja si e prita penalltinë

Pritja e Pickford ndaj Carlos Bacca, në momentin e penalltisë së pestë të Kolumbisë, kur rezultati ishte 3-3 i dha mundësinë Eric Dier të realizojë penalltinë që i dhuroi anglezëve një vend në çerekfinale. “Kam studiuar shumë”, ka thënë ai.

“Gjëja më e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur në momentin e duhur. Gjithçka qëndron të pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time”.

“Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pickford.

Ka qenë fitorja e parë me penallti e Anglisë për Anglinë që nga Euro ’96, që i ka siguruar atyre përballjen kundër Suedisë të shtunën e ardhshme, në çerekfinalet e Kupës së Botës.

 

Related posts

SERIE A/ Juventus dhe Thiago Motta bindin në javën e parë, bardhezinjtë mposhtën Comon e Fabregas 3-0

F.autor

EFEKTI CR7/ Manchester United godet me Ronaldon, shton 1 milion ndjekës për 2 orë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi spanjoll komunikatë urgjente, pesë raste me COVID-19!

Delo.autor

Leave a Comment