Futboll Seria A Sport

Mafia në futbollin italian/ Lojtarit i Milanit mëson vendimin e federatës

Veterani i Liverpoolit dhe Napolit Pepe Reina mbërrin në Milano dyfish i lumtur. Portieri 35-vjeccar që ka firmosur për kuqezinjtë është fshirë nga të gjitha akuzat për lidhje me elementë mafiozë në Itali.

Komiteti Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit e “pastroi” spanjollin nga të gjitha dyshimet dhe akuzat e ngritua nga Prokuroria e Napolit. Bashkë me të u akuzuan dhe ish-futbollisti tjetër i Napolit Paolo Cannavaro dhe Salvattore Aronican.Reina nuk ka vonuar të shprehë lumturinë dhe mllefin pas sulmeve dhe ofendimeve që mori për lidhje të dyshimta me pjesëtarë të botës së mafias.

“Aty ku injoranca flet, zgjuarsia qesh në qetësi”, shkruan Reina.

Ai mbërriti në San Siro me parametër zero pasi i kishte përfunduar kontrata me Napolin.

Related posts

Trajneri i Barcelonës reagon ndaj Ronaldos: Messi është lojtari më i mirë në histori

Q.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ UEFA “kërcënon”: PSG dhe Manchester City nuk janë të mëdhenj për ne, çdo klub që…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Crouch: Marcelo ishte i vetmi futbollist që doja ta rrihja pas asaj që bëri tek Real-Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment