Bundesliga Futboll Premier League

E ardhmja e Pulisic mes Bayernit dhe Chelsea-it

Është “luftë” mes Chelsea dhe Bayern Munich për talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic. “Blutë e Londrës”, e kanë kthyer lojtarin amerikan një ndër objektivat kryesorë në merkaton e verës, duke e konsideruar zëvendësues të Eden Hazard ose Willian, në rast së një prej të dyve vendos të largohet. Pulisic shikohet një lojtar mjaft premtues për të ardhmen, duke parë edhe formën e mirë që ka shfaqur si sulmues sezonet e fundit me fanellën e verdhezinjve. Liverpool dështoi ta merrte në skuadër 19-vjeçarin në vitin 2016 dhe mbetet një admirues i tij. Megjithatë në “pole position” për shërbimet e Pulisic është klubi bavarez që përgatitet të humbasë Franck Ribery dhe Arjen Robben. Gjithsesi vështirë se Dortmund do të dëshirojë t’ia shesë yllin e tyre rivalëve të Bayern, edhe pse në të shkuarën e ka pasur të pamundur t’i rezistojë ofertave për Robert Lewandowski, Mario Gotze apo Mats Hummels. Klubi nga Westphalia e vlerëson rreth 88 mln Paund kartonin e amerikanit dhe dëshiron ta shesë atë jashtë Gjermanisë, me Chelsea që është gati të përdorë asin nën mëngë për ta marrë në “Stamford Bridge”. Bëhet fjalë për Michy Batshuayi, i cili pikërisht është i huazuar nga klubi londinez te verdhezinjtë, me këta të fundit që kërkojnë ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Këtë gjë mendojnë ta shfrytëzojnë më së miri drejtuesit e klubit anglez, që duan të përfshijnë në negociata shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar. Diçka është e sigurtë, në verë pritet të jetë një duel i fortë mes Chelsea dhe Bayern për Pulisic.

Related posts

Neymar nuk largohet/ Braziliani i kërkon PSG të nënshkruajnë me “yllin” e Barcelonës

Isa.Autor

Mund të shkaktojë VDEKJEN, eksperti: Të NDALOHET gjuajtja me kokë e topit në futboll

Isa.Autor

Teuta zbret në fushë/ Shkëmbi ka vetëm një mision në Rrogozhinë

Isa.Autor

Leave a Comment