Futboll Seria A

Strategjia e Milanit, ja si do sigurohen paratë për të bindur Barcelonën

Milani i fushës nuk po zhgënjen. Fillimi i sezonit nuk ishte më i miri, ndërkohë që pati një periudhë ku të gjithë menduan se pozicionimi në katër vendet e para të klasifikimit ishte një mision i pamundur, Aktualisht situata është tjetër dhe nëse merret një rezultat pozitiv me Juventusin në fund të këtij muaji, si dhe të triumfohet ne derbin me Interin, pjesëmarrja në Champions do të jetë një objektiv i realizueshëm dhe shumë pranë.

Çështje e rëndësishme që te kuqezinjtë duhet të marrë zgjidhje është ajo e aspektit financiar, me fondin Elliot gati të gjej zgjidhje të tjera, pasi duhet të shmangen problemet me UEFA-n dhe në fund Milani të lejohet të luajë në kupat e Europës. Merkatoja është tema tjetër dhe për mesfushën është piketuar futbollisti i Barcelonës, Andre Gomes. Për të arritur tek ai nuk është aspak e lehtë, pasi ka konkurrencë nga një klub tjetër si Liverpool-i, që mund të ofrojë më shumë.

Gjithsesi nga Italia vjen një lajm që tregon edhe për mënyrën se si mund të shkohet te Andres Gomes. “Tuttosport” shkruan se Milani po mendon të shesë sulmuesin kolumbian Carlos Bacca, i cili momentalisht është pjesë e Villareal, por klubi spanjoll e konsideron të lartë pretendimin e kuqezinjve për ta shitur sulmuesin për shifrën e 15.5 milionë eurove. Gjithsesi Massimiliano Mirabelli po mendon që të bëhet edhe një ulje vetëm që në klub të arkëtohen të ardhura të rëndësishme që do shërbenin për të mbërritur tek Andre Gomes.

Bacca nuk është pjesë e planeve të klubit dhe 12-13 milionë euro konsiderohet një shifër që do t’i kënaqte drejtuesit e Milanit, ndaj po punohet që të gjendet sa më parë marrëveshja për shitjen e tij.  Me këto miliona “në xhep” te Barcelona mund të shkohej me një ofertë dhe katalanasit do të hiqnin dorë nga mesfushori i tyre për shumë e 20 milionë eurove, shifër që me shitjen e kolumbianit Milani do ta kishte më të lehta ta ofronte. Tani duhet vetëm që të gjendet marrëveshja për Carlos Bacca.

Related posts

REAL MADRID-HUESCA/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Cucho

Delo.autor

DY GOLA NË 3 MINUTA NË PREMIER/ Ylli i Totenhamit “shpërthen” rrjetën dhe shtang portierin (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEN NË ANGLI/ Lideri i ri i Shpresave tregon talentin me një SUPER GOL ndaj Snathorp (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment