Futboll Premier League

Arsenali ia ofron mundësinë Man Unitedit të nënshkruajë me yllin e skuadrës

Mesut Ozili i është ofruar Manchester Unitedit nga skuadra e tij Arsenal, raporton Daily Mail.

Bisedimet mes Ozilit dhe Arsenalit kanë ngecur për kontratë të re, pasi kontrata aktuale i skadon në verë gjermanit, i cili gjatë janarit ka të drejtë të bisedojë me cilëndo skuadër dhe në verë të largohet si transfer i lirë.

Prandaj, sipas Daily Mail, Arsenali është i gatshëm ta shesë atë në janar për të mos e humbur me parametra zero gjashtë muaj më vonë.

Kësisoj, gjermani i është ofruar skuadrës së Jose Mourinhos.

Ozil është edhe alternativë e Philippe Coutinhos në Barcelonën, nëse blerja e brazilianit dështon.

Related posts

NGATËRRESA NË SHORTIN E CHAMPIONS LEAGUE/ Kush përfitoi dhe kush humbi nga rrotullimi i goglave

Delo.autor

CLUB BRUGGE-REAL MADRID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TURQI-ITALI/ Mancini i beson “trekëndëshit” të sulmit Berardi, Immobile dhe Insigne (FORMACIONET ZYTARE)

Delo.autor

Leave a Comment