Futboll La Liga

Arsenali ‘zbarkon’ në Spanjë, gati oferta për yllin e Valencias

Gjiganti anglez, Arsenali po rrit interesimin e tyre në sulmuesin anësor të Valencias, Goncalo Guedes.

Topçinjtë kanë ndjekur me vëmendje të lartë yllin e talentuar portugez këtë sezon pasi ai ka bërë shumë mirë që nga huazimi i tij në verë nga PSG.

Trajneri i Valencia, Marcelino ka deklaruar tashmë se do të vazhdojë të mbajë Guedes dhe burimet e mediave spanjolle thonë se bisedimet janë në zhvillim me PSG-në.

Çmimi që do të duhet të paguajë skuadra e madhe spanjolle është rreth 30-35 milionë eurosh për të bërë të përhershëm xhevahirin e tyre.

Marrëveshja e tanishme e Valencias me Guedesin është në baza të një huazimi të drejtpërdrejtë pa opsion blerjeje.

Megjithatë, Valencia do ta ketë të vështirë ta përvetësojë talentin parisien, pasi tani ka konkurrencë në garë për shërbimet e tij.

Burimet e mediave parisiane thonë se Arsenali gjithashtu po bën sulmin e tyre tani pasi ka bërë kontakte edhe me agjentin e Guedes, Jorge Mendes.

Sulmuesi anësori luan në mënyrë të ngjashme me Alexis Sanchezin dhe do të ishte një zëvendësim ideal për kilianin.

Related posts

Agjenti i Brozovic: Klube të mëdha e ndjekin lojtarin e Interit

Sadik.Autor

“BËJ ÇFARË TË DUA UNË, S’DO TË MARR LEJE TY”/ Trajneri Kamarata tërbohet me stolin kuksian, ja pikantet e sfidës…

Delo.autor

LEVANTE-BARCELONA/ Zhbllokon sfidën, ja goditja perfekte e “Pleshti” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment