Futboll La Liga

Çështja ‘Griezmann’, reagon Simeone: Do të jetë turp nëse largohet

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone ja folur për mundësinë e largimit të Griezmann i cili prej një kohe të gjatë është në qendër të vëmendjes të klubeve të njohura si Barça apo Manchester United.

Trajneri argjentinas, theksoi se nëse Griezmann do të largohet atëherë do të bëjë një turp të madh, shkruan e përditshmja franceze “Football”.

“Unë besoj atë që shoh dhe jo atë që shkruajnë mediat. Griezmann është i përkushtuar me Atleticon dhe vazhdimisht kërkon të luajë për të dhënë maksimumin me skuadrën e tij. Megjithëse ai ishte i dëmtuar më ka kërkuar që të luajë kundër Betis dhe Alavesit.

Griezmann nëse do të largohet nga Atletico, do t’i japë vetes një turp të madh. Unë e shikoj atë të lumtur këtu dhe me shokët e skuadrës shkon shumë mirë. Unë po flas atë që shoh dhe çfarë është brenda mundësive të mia”, tha ai.

Related posts

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, Lazio huazon portierin e Kombëtares U-21 tek skuadra e…

Delo.autor

Flamurtari i plotë drejt Laçit, synon kthesën

Q.Autor

HOQI 5 KG PËR 20 DITË/ Pas 4 minutash lojë, Balotelli prezantohet me gol në debutim tek Monza (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment