Futboll Seria A

Chelsea e ‘fiksuar’ pas Nainggolan, mesfushori belg merr vendimin e bujshëm

Radja Nainggolan ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Chelsea, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të londinezëve, ku gëzon preferencat e trajnerit Antonio Conte. Eden Hazard ka qenë një nga ata që është përpjekur ta bindë bashkatdhetarin të shkojë në “Stamford Bridge”, por Nainggolan, pasi ka qenë kapiten i Romës në ndeshjen e fundit të humbur kundër Atletico Madrid në Champions League, tregon se nuk ka ndërmend të largohet.

Radja Nainggolan will spend another year playing in Italy

“Fjalët e Conte dhe Hazard i kam dëgjuar dhe patjetër që më japin kënaqësi, por unë e vendosa vitin e kaluar se do të qëndroja te Roma dhe nuk kam ndryshuar mendim, përkundrazi më vjen shumë mirë për zgjedhjen e bërë, – tha Nainggolan, të cili Roma e mori para tre sezonesh nga Cagliari. – Shiriti i kapitenit ishte në kënaqësi e madhe. E kanë mbajtur futbollisti si Totti apo De Rossi dhe kur arrin statusin e tyre të jep një kënaqësi shumë të madhe.”

Related posts

Pjanic: I kam thënë jo Tottenham për këtë arsye

Q.Autor

PIKANTE/ Lojtari i PARTIZANIT sfidon DELE ALLI me festimin e famshëm (FOTO)

Isa.Autor

NUK KA PAQE! Wanda Nara i kërkon 500 mijë euro për vajzat, Icardi e akuzon për rrëmbim

F.autor

Leave a Comment