Futboll Premier League

Dëmtohet sërish Ibrahimovic, një muaj larg fushave

Pas barazimit të tretë radhazi, pas dëmtimit të Lukaku-t në minutat e para të ndeshjes, një tjetër problem që po paralajmëron një krizë të vogël për Manchester United. Zlatan Ibrahimovic do të qëndroj një tjetër muaj larg fushave pas një dëmtimi.

Akoma nuk dihen detajet e dëmtimit të sulmuesit suedez, por një gjë është e sigurt, ai do të mungojë rreth një muaj, këtë e ka konfirmuar Jose Mourinho.

“Zlatan do të qëndrojë një muaj jashtë,” është shprehur trajneri portugez në fund të barazimit 0-0 me Southampton.

“Nuk di çfarë t’iu them (nëse Manchester United ka nevojë për përforcime), por jam i lumtur me skuadrën.

“Jam i lumtur me sjelljen në fushë të lojtarëve të mi dhe dëshirën e tyre për të fituar. Kështu që nuk mund të ankohem për ta.”

Ky ishte barazimi i tretë, por fakti më shqetësues është dëmtimi i Romelu Lukakut për të cilin priten lajme të reja në orët në vazhdim.

Related posts

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Daja: Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, pasi…

Delo.autor

Çmenduria e Riberisë, orë 120.000 euroshe (FOTO)

Sadik.Autor

SHËNON VETËM NË “SAN SIRO”/ Giroud: Ibrahimovic fantastik, për Milanin rri pa…

Delo.autor

Leave a Comment