Futboll La Liga

E pabesueshme: Perezi iu telefonon skuadrave evropiane, kërkon blerës për Ronaldon

Marrëdhëniet mes Florentino Perezit dhe Cristiano Ronaldos janë më të thyera se kurrë më parë. Presidenti i Real Madridit nuk ka hezituar ta kapë telefonin dhe t’iu telefonojë disa skuadrave evropiane për t’ua ofruar atyre Cristiano Ronaldon.

Sipas Diario Gol, drejtuesit e “Los Blancos” janë duke e konsideruar seriozisht mundësinë për ta hequr qafe portugezin verën që vjen, për shkak se sulmuesi është konsumues jashtëzakonisht i madh financiar dhe më nuk performon si më parë.

Qëllimi i Perezit është ta bëjë ndonjë klub të madh evropian t’i trokasë në derë dhe të paguajë miliona për Ronaldon. Kjo është arsyeja pse ai i ka bërë ato telefonata në klubet që janë të interesuara për të, duke ua shpjeguar situatën dhe duke i pyetur: “Dëshironi ta blini Cristiano Ronaldon?”.

Por, befasia është se askush nuk është i gatshëm të paguajë çmimin që Madridi ia ka vënë Ronaldos. E aq më pak rrogën që lojtari e kërkon.

Related posts

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Gjermania mendon largimin e trajnerit Low. “Piketohet” zëvendësuesi

Delo.autor

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Kaos në Vlorë: Shënon Torasa, por gjyqtari e anulon për prekje të topit me dorë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment