Futboll

“Emirates Stadium”, është një ndërtim super por edhe një strehë për minjtë!

Është padyshim një prej stadiumeve më sugjestionues e më të bukur të botës por fatkeqësisht aspak në mënyrë figurative, është pushtuar nga minjtë. Bëhet fjalë për Emirates Stadium, shtëpinë e Arsenalit, topçinjve të Londrës që prej kohësh është kthyer edhe në shtëpinë e kolonizatorëve brejtës.

Ashtu siç raporton Daily Mail, disa muaj më parë gjatë një kontrolli të higjenës është ngritur problemi madhor që po vë jo pak në vështirësi klubin anglez. Inspektorët e higjenës kanë zbuluar praninë e minjve në ambientet kryesore të stadiumit.

Arsenali ka dalë më një komunikatë ku lajmëron se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë urgjente, por sigurisht që tashmë autoritetet kanë programuar edhe inspektime të tjera për të parë mbarëvajtjen e operacionit, largim i minjve.

I inaguruar në vitin 2006, ndërtimi i këtij stadiumi kushtoi më shumë se 400 milionë euro, duke e kthyer këtë arenë përgjatë viteve të fundit në një nga atraksionet më të mëdha turistike të Londrës pavarësisht çmimit shumë të lartë të biletave për të ndjekur takimet e Arsenalit në shtëpinë e tyre që paradoksalisht ka lënë të lirë hyrjen për miqtë e paftuar.

Sa komike aq edhe me nota ironike situata që ka përfshirë një prej stadiumeve më të kushtueshëm në botë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrojtja e Leipzig në panik, PSG siguron finalen (VIDEO)

Delo.autor

NUK KALON TESTET MJEKËSORE/ Kalimi portierit të Juventus në Portugali drejt…

Delo.autor

LIVE/ CHAMPIONS: Furia e parizienëve, Di Maria plotëson “pokerin” në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment