Futboll La Liga

Espanyol-Atletico, miqtë kanë fituar 3 nga 4 të fundit kundër katalanasve

Diego Simeone duket se ka gjetur formulën e duhur në javët e fundit dhe Atletico Madrid është ngjitur në vendin e dytë në renditje pas një fillimi të sezonit aspak të mirë. Bardhekuqtë kanë marrë një fitore 1-0 në javën e fundit kundër Alaves falë një goli të Fernando Torres në pjesën e dytë. Mbrëmjen e së premtes (21:30) ata do të luajnë në shtëpinë e Espanyol, që ka arritur të marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Një ecuri shumë e keqe, duke parë se ata janë ndeshur me Eibar, Girona dhe Las Palmas në këto takime. Ata janë pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Për sa i takon përballjeve direkte, Espanyol nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Atletico Madrid. Madrilenët kanë fituar 1-0 herën e fundit që kanë luajtur në fushën e katalanasve.

“Colchoneros” kanë marrë gjashtë fitore më shumë në 45 ndeshjet e luajtura kundër Espanyol dhe Atletico ka fituar tre nga katër takimet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve.

Related posts

ROTACIONI DETYRIM/ Inzaghi ul titullarët në stol, 5 ndryshime kundër Salernitana-s, po Asllani?

F.autor

Pakti sekret mes Neymar dhe Perez, Ronaldo ndërmjetësi i transferimit

Q.Autor

SPECIALE/ Zbuloni portierin që ja merr “frymën” Messit dhe Cr7 dhe në fund i shpall kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment