Kategoria Superiore Shqipëri

‘Furtunë’ në Superligë/ 6 trajnerë të larguar në 16 javë, Magani e Starova në pikëpyetje

Ashtu siç pritej gara këtë edicion ka qënë e egër, me skuadra të cilat nuk kanë përmbushur objektivat si dhe të tjera që kanë rezultuar surprizë. Në rastin e parë ata që e pësojnë janë gjithmonë trajnerët dhe pas 16 javësh të luajtura janë vetëm 3 nga 10 skuadrat që konfirmojnë timonierët e fillim sezonit.

Skënderbeu kampion i dimrti vijon projektin me Ilir Dajën, Flamurtari i vendit të dytë ecën përpara me shpëtim Duron ndërsa edhe Kamza pavarësisht 3 humbjeve radhazi i beson Ramadan Ndreut. Në pikëpyetje mbeten pozicionet e Sulejman Starovës tek Partizani si dhe Gugash Maganit tek Teuta. Ndërkohë që pjesa tjetër e skaudrave e kanë ndryshuar timonierin gjatë javëve pjesë së parë të edicionit. Stavri Nica ishte i pari që nisi valsin e trajnerëve duke u larguar pas humbjes në Kukës, teksa në vendin e tij u vendos vlonjati Gentjan Mezani.

Ma pas vijuan të largoheshin me radhë Armando Cungu nga Vllaznia që u zëvendësua me Ernest Gjoka, Artan Bano i Lushnjës për ti lënë vendin Hysen Dedjes, Luis Curbello i Luftëtarit për tu ulur në stolin bluzi Hasan Lika si dhe Mark Iuliano që i hapi rrugën rikthimit të Starovës në krye të Partizanit. Pas përfundimit të javës së 16 u largua nga drejtimi i Kukësit serbi Mladen Milinkovic që bëhet kështu i 6-ti trajner i larguar nga detyra.

Tek kampionët ende nuk është vendosur për emrin e ri të trajnerit ndërkohë që në pikëpyetje mbetet e ardhmja e Gugash Maganit tek Teuta si dhe Sulejman Starovës tek Partizani, të cilët mund të kenë drejtuar për herë të fundit skuadrat e tyre të premten e javës së 16.

Related posts

Zbardhen diskutimet/ Zbuten tonet në mbledhje, te Kukësi premtojnë kthesën

Q.Autor

FITOI TITULLIN E SUPERIORES/ Largimi i parë nga kampionët e Teutës, mesfushori konfirmon “divorcin”

Delo.autor

Skënderbeu pa titull kampion? CAS jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment